Transmetuar më 13-02-2019, 23:55

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e sotme në Maqedoni e Veriut.

13 persona humbën jetën nga aksidenti që ndodhi në autostradën Tetovë-Shkup, pas përmbysjes së një autobusi, ndersa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Mediat vendase bëjnë me dije se shumica e viktimave i përkasin nacionalitetit shqiptar, por ende nuk ka konfirmime zyrtare në lidhje me këtë gjë.

Hetimet në lidhje me rastin do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme për të dokumentuar shkakun e plotë të aksidentit që mori jetën e 13 personave.

Ndërkaq më poshtë keni pamjet e dhimbshme nga vendi ku ndodhi aksidenti./a.k/noa.al/