Transmetuar më 13-02-2019, 21:52

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur dhe njëherë në lidhje me çështjen e vizës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mohuar se atij i është refuzuar një e tillë.

Berisha në “Byro politike” në ABC Neës, u shpreh se nuk ka marrë kurrë një mesazh për të mos aplikuar për vizë dhe tha se  nuk udhëton kurrë, pasi tashmë nuk ka një pozicion të lartë publik.

Pyetjes nëse ka marrë një mesazh nga ambasada amerikane për të mos aplikuar për vizë, Berisha përgjigjet:

"Në mënyrë absolutet nuk kam marrë një mesazh të tillë. Që kur kam qenë për vizitë për 100- vjetorin e Shqipërisë, ishte një vizitë nderuese. Që nga ajo kohë nuk kam aplikuar kurrë. Mua më ka bërë ftesë dhe më tha që duhet që të bëja një  vizitë. Unë nuk vizitoj më asnjë vend  thashë, pasi unë jam një ish, ish, ish, dhe nuk aplikoj kurrë".

Sipas tij kjo gjë është shpifje nga kryeministri Edi Rama.

"Është totalisht një invecion e një shpifaraku. Unë nuk kam marrë kundër një mesazh dhe nuk aplikoj kurrë. Unë kam refuzuar të gjitha ftesat, pasi nuk udhëtoj", ka thënë Berisha./a.k/noa.al/