Autobusi përmbyset në autostradë, flitet për disa të vdekur
Transmetuar më 13-02-2019, 17:54

Një autobus është përmbysur pak minuta më parë në autostradën Shkup-Tetovë.

Për momentin mediat maqedonase shkuajnë se disa persona knë humbur jetën, ndërsa të tjerë janë bllokuar në automjet.

Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës së autobusit.

Ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë janë në vendngjarje.

Ende nuk ka reagim nga autoritetet vendase. /k.k/noa.al/