Transmetuar më 12-02-2019, 23:32

Ambasadorja gjermane ka “zhveshur” petkun diplomatik për të treguar publikisht se pse kanë rënë investimet e huaja në Shqipëri.

Duke folur në pritjen e organizuar nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, Susanne Schutz tha se qeveria shqiptare nuk ka krijuar mjedis për biznes “fair” në Shqipëri.

“Investitorët dëshirojnë të dëgjojnë histori suksesi nga sipërmarrje, të cilat janë tashmë prezentë në tregun shqiptar.

Ajo çka kërkojnë investitorët në Shqipëri është: siguri ligjore, transparencë dhe një administratë mirëfunksionale, efektive dhe jo të korruptuar.

Për fat të keq, shpesh investitorët gjermanë dhe të huaj, të cilët kanë tashmë përvojë në tregun shqiptar, kanë shprehur kohët e fundit dyshime serioze dhe shqetësime të shtuara në lidhje me një mjedis jo “fair” dhe solid në sektorin e ekonomisë në Shqipëri”, – deklaroi ajo.