Transmetuar më 12-02-2019, 19:50

17 persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që përfshinë një hotel në New Dehli të Indisë.

Sipas mediave të huaja, forcat zjarrfikëse arritën që të shpëtonin më shumë se 30 persona që ndodheshin në hotel.

Zjarri ka rënë në orët e para të së martës,  ndërsa thuajse gjithçka është shkrumbuar.

Flakët u fikën pas tre orësh operacioni, me të paktën 35 persona të shpëtuar. Mes 17 të vdekurve është edhe një fëmijë, raportojnë zyrtarët.

Raportohet se disa persona u hodhën nga dritaret për të shpëtuar. /k.k/noa.al/ /k.k/noa.al/