Transmetuar më 12-02-2019, 19:00

Për herë të parë në kompeticionin e Champions League do të aplikohet edhe sistemi VAR.

Një gjë e tillë pritet të përfshihet duke filluar prej mbrëmjes së sotme në dy ndeshjet, Manchester United-PSG dhe Roma-Porto.

Në fund të vitit të kaluar ishte vendosur që kjo teknologji të përdorej edhe në Ligën e Kampionëve, duke filluar nga faza e 1/8 të finales.

Pritet që ky sistem ta bëjë më të ndershme një ndeshje, edhe pse ka shumë kritika.

Një ndër to lidhet me faktin se përdorimi i VAR humb emocionin dhe ritmin e një ndeshjeje. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd