Transmetuar më 12-02-2019, 18:42

Një person arriti që të fitojë 10 milion paund në lotari, në vitin 2002.

Michael Carroll i shijoi paratë në maksimum duke bërë një jetë luksi ku nuk mungonin makinat si Hummer dhe BMW.

Por një ditë paratë mbaruan dhe ai nuk kishte rrugë tjetër përveç asaj të të qenurit një person i thjeshtë.

Kur fitoi lotarinë, ai ishte i fejuar me Sandra Aitken, e cila do të sillte në jetë fëmijën e tyre të parë, vogëlushen Bruk.

Marrëdhënia e tyre mori fund kur Michael po bënte jetë të shfrenuar dhe nuk dinte se ku të conte paratë.

Sandra ia doli që të marrë 1.6 milionë euro pas ndarjes, me të cilat u kujdes për veten dhe vogëlushen e porsalindur.

Në festat e cmendura që organizonte u shkaktuan shumë zënka dhe rrëmujë, ku pati raste që njerëzit përfundonin në burg.

Fajin e shpenzimit të parave pa limit ia lë shoqërisë. I pyetur se çfarë do bënte nëse do fitonte sërish loarinë, ai tha se nuk do ta lërë punën për asnjë moment.

Ai tani është një punëtor i thjeshtë. /k.k/noa.al/