Transmetuar më 12-02-2019, 12:57
Foto ilustruese

Një person është vënë në prangat e policisë, pasi është kapur mat duke vjedhur në një banesë. K.H., 37 vjeç, banues në Patos, u arrestua gjatë natës mes të hënës dhe të martës.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Kuman, Fier u kap në flagrancë duke vjedhur sende me vlerë në një banesë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura dhe disa vegla që shërbenin për të kryer vjedhje.

Aktualisht po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera ku 37-vjeçari është autor i dyshuar.

Kjo pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve në qytetin e Roskovecit dhe për këtë ishte në ndjekje nga policia.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Vjedhja”. /a.y/noa.al