Transmetuar më 12-02-2019, 09:41
Foto ilustruese

Një operacion i përbashkët i policisë së Vlorës, në bashkëpunim me Guardia Di Finanza në Itali, kanë vënë në pranga gjashtë persona të akuzuar për trafik droge.

Të arrestuarit janë Denis Pashaj, Kujtim Elmazi, Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Kristian Llanaj dhe Arbnor Hoxhaj.

Në sajë të hetimeve intensive në Itali dhe shkëmbimi i informacioneve mes dy shteteve, u bë i mundur arrestimi i shqiptarëve.

Operacioni është në vijim, ndërkohë që priten arrestime të tjera.

Kjo pasi autoritetet italiane i kanë dërguar një letër porosi atyre shqiptare. /a.y/noa.al