Transmetuar më 12-02-2019, 09:06

Teksa opozita po përgatitet për protestën e 16 shkurtit, duket se mes deputetëve socialistë dhe atyre demokratë, gjejnë ura komunikimi.

Demokrati Ervin Salianji është fotografuar teksa pi kafe kokë më kokë, me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.

Ata shihen të buzëqeshur teksa pinë kafe së bashku dhe bisedojnë.

Nuk dihet ende se çfarë kanë diskutuar me njeri tjetrin dy deputetët kundërshtarë, ndërkohë që pamjet e këtij momenti janë përhapur me shpejtësi.

Duket se pavarësisht akuzave publike, kur vjen puna për marrëdhëniet personale, përplasjet nuk janë aq të forta. /a.y/noa.al