Transmetuar më 12-02-2019, 08:30

Ish-Missi shqiptar Almeda Abazi është në pritje të fëmijës së saj të parë, si fryt i martesës me aktorin turk Tolgahan Sayisman.

Teksa pritjes së ëmbël po i vjen fundi, bukuroshja shqiptare ka zbuluar më shumë detaje lidhur me fëmijën.

Ajo iu është përgjigjur interesit të ndjekësve në rrjetet sociale.Së pari ka zbuluar se djalin ajo dhe i shoqi kanë vendosur që ta quajnë Efehan.

Po ashtu pyetjes se për sa kohë lind bebi, ajo u përgjigj për dy muaj.

Kështu Almeda është shtatë muajsh shtatzënë dhe në muajin prill, do të sjellë në jetë vogëlushin e saj.

Pak kohë më parë Tolgahan bleu një vilë në zonën e Çekmekoy të Stambollit, duke u përgatitur për zgjerimin e familjes.

Plotë 800 mijë euro shpenzoi çifti i njohur për të patur vilën katër katëshe, e cila ndodhet në një zonë mjaft të bukur të Stambollit. /a.y/noa.al