Transmetuar më 11-02-2019, 19:49

Ministri i Brendshëm ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Malësinë e Madhe, ku një efektiv policie u arrestua pas abuzimit seksual me një 15-vjeçare.

Në rrjetet sociale Sandër Leshaj dënon ashpër veprimin e efektivit, teksa thotë se ai vetë identifikohet me policët që e arrestuan.

“Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.

Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij. Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar”, shkruan Lleshaj.

Sa i përket ngjarjes, ka qenë nëna e vajzës që ka denoncuar rastin ku prej kohësh efektvi i policisë Berhan Bajrakurti ngacmonte dhe përndiqte 15-vjeçare. /k.k/noa.al/

Nën akuzë për abuzim me një vajzë të mitur, arrestohet efektivi i policisë