Transmetuar më 11-02-2019, 17:50

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Emërive në Drejtësi, Ardian Dvoranin.

Në një postim në Twitter, Soreca thotë se Bashkimi Europian mbështet plotësisht punën e rëndësishme të Këshillit.

"Mbështetja teknike dhe administrative është e nevojshme për Këshillin që ai të kryejë detyrat e tij të rëndësishme" thotë Soreca.

Tani që fillon vlerësimi dhe renditja e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, vijon më tej Ambasadori, është e rëndësishme që zbatimi i rregullave të brendshme të bëhet në një mënyrë që ruan pavarësinë e anëtarëve të Këshillit.