Transmetuar më 11-02-2019, 17:33

Një efektive policie në paraburgimin e Vlorës është aksidentuar ditën e sotme, dhe është transportuar për ndihmë spitalore.

Elmira Binaj u aksidentua në fshatin Babicë ku u përfshin dy automjete.

“Drejtuesi i mjetit tipt “Benz”me targa Vl  8507 B është përplasur me një automjet tjetër “Toyota ” me targa AA 661 Tl .

Mjeti tip "Benz", i drejtuar nga një person nga Llakatundi, me shpejtësi tej normave të lejuara, madje duke qenë dhe në sens të kundërt, ka përplasur mjetin "Toyota",  i cili ka qenë i ndaluar në momentin e aksidentit.

Mjeti "Toyota" drejtohej nga efektivja e policisë së paraburgimit. Ajo ka mbetur e lënduar duke marrë disa plagë në këmbë, krahëror dhe shpatull.

Mjekët në spitalin e Vlorës bëjnë më dije se efektivja është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga blutë e Vlorës për këtë ngjarje. /k.k/noa.al/