Transmetuar më 11-02-2019, 16:41

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me banorët e qytetit të Lushnjës.

Kryedemokrati Basha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e këtij qyteti u tha se ata nuk janë të varfër por të vjedhur. Basha nuk kurseu edhe premtimet, ndërsa u shpreh se nëse kthehen subvencionet e biznesit qyteti do të marrë fyrmë më në fund.

“Përmes biznesit të vogël të rritet konsumi, ky është qëllimi kryesor. Përsa i përket Lushnjës, situata për fëmijët është e rëndë. Duan ta heqin Lushnjës nga lista e qyteteve.

Nuk jeni të varfër, por jeni të vjedhur. Nëse ne kthejmë subvencionet për biznesin dhe me çmime që favorizojnë binzesin, Lushnja do të marrë sërish frymë. Do merrni ju frymë do marrë Shqipëria. Kjo është java vendimtare”, tha Basha.