Transmetuar më 11-02-2019, 12:51

U hodh nga një prej urave më të larta në Kolumbi, duke marrë me vete edhe djalin 10 vjeç. Një hedhje nga mbi 100 metra lartësi, e cila rezultoi vrastare për të dhe të miturin. Gjithë skena u filmua nga telekamerat dhe noa.al e sjell në videon më poshtë!

Një veprim drithërues, ku pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të sigurisë, nuk u ndalua dot.

Ngjarja tronditëse u shënua të enjten që lamë pas, në zonën e Tolima, ku 32-vjeçarja Jessy Paola Moreno Cruz, mbante shtrënguar djalin e saj May Ceballos dhe kërcënonte se do hidhej prej andej, teksa kalimtarë të rastit dhe ekipet e specializuara, i kërkonin që të mos e bënte.

Por me fëmijën në krahë, gruaja u hodh në hapësirë, duke shokuar të pranishmit.

Mësohet se Jessy Paola Moreno Cruz, kishte pasur probleme financiare dhe së fundmi e kishin nxjerrë nga shtëpia. Ishte e dëshpëruar, pasi prej disa ditësh kishte jetuar në rrugë bashkë me djalin. /a.y/noa.al