Transmetuar më 11-02-2019, 11:49

Një ngjarje tragjike iu ka kushtuar jetën dy të rinjve shqiptarë në Belgjikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bruksel, ku banesa në të cilën jetonin dy shqiptarët është përfshirë nga flakët.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen 24-vjeçari nga Berati, Pelivan Hysaj dhe 23-vjeçari nga Durrësi, Venedik Pirushi.

Mësohet se zjarri ka ndodhur në zonën e Dilbeek, teksa në banesë ndodheshin dy të rinjtë.

Bëhet me dije se dy shqiptarët jetonin në katin e dytë të një ndërtese, e cila në rrethana që mbeten për tu sqaruar, është përfshirë nga zjarri.

Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur, çka çoi në fundin tragjik të dy shqiptarëve. /a.y/noa.al