Transmetuar më 11-02-2019, 10:51

“Jam krenare që jam transeksualja e parë tibetiane dhe jo sepse jam e famshme, por sepse e di që ju kam hapur rrugën shumë të tjerave pas meje,”.

Janë këto fjalët e Mariko Ugen, modele dhe kërcimtare nga Tibeti, e cila para se të deklaronte orientimin e saj seksual, për dhjetë vite ka qenë murg.

Historia e saj u publikua nga ‘Times of India’, ku thuhet se lindi djalë por gjatë gjithë kohës e ndjente trupin si femër.

Lindi në Bir në zonën e Himachal Pradesh të Indisë, me emrin Tenzin, të cilin e ndryshoi më vonë në Mariko, ndërkohë që prindërit e saj ishin emigrant në Tibet.

“Jo, nuk u zgjova në mëngjes dhe vendosa të ndryshoja gjini. Gjatë gjithë kohës qysh në fëmijëri, jam përballur me shumë sfida psikologjike dhe sociale. Fillova ta njihja veten qysh më moshën 9 vjeçare”, tregon më tej Ugen.

Familja vendosi që ta dërgonte në një manastir budist në Tergar të Kathmandu, në Nepal për ta bërë murg, ku për vite me radhë thotë se është ndjerë i/e burgosur.

Më në fund në vitin 2014 gjeti kurajën për të pranuar veten siç ishte, duke braktisur manastirin dhe duke dalë hapur, shkruan noa.al. Pas kësaj ju nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të ndryshuar gjini. Një vit më vonë në 2015, Mariko u pranua si balerinë në konkursin e bukurisë Miss Tibet. /a.y/noa.al