Transmetuar më 11-02-2019, 10:00

Gjatë gjithë së dielës në rrjetet sociale dhe në mediat rozë u përhapën me shpejtësi disa postime të bëra në Instastory, nga aktori i humorit Rezart Veleshnja.

Në to akuzonte të dashurën për tradhti dhe se kishte katër lidhje paralele.

Por teksa kanë kaluar orë të tëra nga këto postime, Rozarti ka vendosur të bëjë një tjetër sqarim. Ai thotë se i kanë vjedhur profilin e tij në Instagram, duke kërkuar ndjesë për postimet.

Aktori falënderon menaxherin që bëri të mundur rimarrjen e faqes.

“Mua ma kanë hakuar faqen, nuk e di pse i kanë bërë këto pisllëqe. Për momentin jam në Washington dhe nuk kam pasur lidhje fare me Instagramin. Kam qenë 13 orë në udhëtim.

Paska ndodhur kjo dhe jam habitur. I kërkoj shumë falje. Nuk e di kush janë këta dashakeqës që më hakuan Instagramin. Nëse i gjej i kam lënë Allahun dhe policinë.

Nuk e di kush i ka përdorur fotot, por unë kam 3 orë që kam zbritur në aeroportin e Washingtonit dhe kam ngelur këtu. Nuk di kush ma ka bërë këtë punë”, shprehet Rezarti.

Ai thotë se autorin do e gjej me Prokurori, ndërsa shton, “Nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Turp i madh është”. /a.y/noa.al

Aktori i humorit zbulon tradhëtinë e partneres: Ajo kishte 4 lidhje paralele