Transmetuar më 11-02-2019, 09:34

Foto ilustruese
Një person është gjetur i varur mëngjesin e sotëm, në vendin e tij të punës.
Zbulimi është bërë rreth orës 08:10, në Vorë, Tiranë, në ambientin e një firme.
Mësohet se nga ana e punonjësve të cilët kanë shkuar në punë, është gjetur i varur një 56-vjeçar, Agim Hito, i cili punonte si roje në kompaninë në fjalë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se viktima i ka dhënë fund jetës duke u varur.
Aktualisht nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





