Tentoi që të abuzojë seksualisht me një kameriere të mitur, në ditën e tij të dasmës.
Është kjo ajo që ka ndodhur në Northampton Valley Country Club, të Philadelphia, SHBA.
Gjatë festës, dhëndri Matthew Aimers, 31 vjeç, u përfshi në një sherr dhe fyeu policët, të cilët kishin shkuar për ta arrestuar. Burri pretendonte pafajësinë, por kjo nuk e shpëtoi.
Të mërkurën që lamë pas, më 6 shkurt, ai doli para gjykatës në seancën gjyqësore ndaj tij. Sipas dëshmitarëve, Aimers kishte tentuar të kryente marrëdhënie me kamerieren në dasmën e tij, madje i kishte ofruar dhe para.
Por kur vajza e refuzoi, ai nuk u dorëzua, por e ndoqi deri në banjë dhe pasi ajo u zhvesh për të kryer nevojat e saj personale, e kapi dhe tentoi të bënte seks me të, por pa rezultat. Pas refuzimit të kamerieres, ai u kthye në sallë, shkruan noa.al.
Më pas, nisi të qëllojë disa nga të ftuarit, të cilët lajmëruan policinë. Pas tre muajsh në burg, 31-vjeçari u lirua me kusht. Sigurisht pas kësaj ngjarje, nusja e re, u nda nga Aimers. /a.y/noa.al