Transmetuar më 10-02-2019, 11:05

Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme për të vizituar ambientet e re në Korçë.

Rama thotë se “Bashkia që duam nuk është një sllogan, po një model që na dallon qartë e më qartë, nga ata që na vonuan me dekada dhe që duan vetëm sherr e rrëmujë…

E kanë kot, s’na ndal asgjë dot për të bërë dallimin e madh mes të ardhmes e të shkuarës”.

Më tej ai është ndalur në Maliq, gjatë nisjes së punës për një aks të rëndësishëm rrugor.

“Nis puna për një aks me rëndësi strategjike për Bashkinë e re të Maliqit, që bëhet realitet pas shumë dekadash premtime e harresa”, shkruan Rama.

Sipas tij, në Maliq ka disa potenciale që mund të zhvillohen edhe për turizmin edhe për agroturizmin.

"Këtu njerëzit janë shumë punëtorë, janë shumë të dedikuar, mirëpo rruga ishte një tmerr i madh që e priste hovin e njerëzve për të ardhur, ose për t’u rikthyer. Tani besoj, nga pikëpamja e projektit, është goxha e bukur, goxha turistike si rrugë,” u shpreh Kryeministri. /a.y/noa.al