Transmetuar më 10-02-2019, 08:15

Ylli Limani është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun dhe këngët e tij kthehen në hite duke pasur gjithnjë sukses siç ishte edhe kënga e fundit “Harrom”.

Ylli me zërin ka prekur zemrat e shumë vajzave, por edhe nëna e tij përlotet sa herë e dëgjon të këndojë.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në “Xing me Ermalin”, Ylli ka treguar se sa herë shkon në shtëpi nis të këndojë dhe kur e ëma i dëgjon zërin, nis të qajë.

“Sapo futem në shkallë dhe filloj të këndoj, nënën e gjej duke qarë.

Ndonjëherë e bëj qëllimisht, me u çliru prej streseve të ditës”, u shpreh Ylli.