Transmetuar më 09-02-2019, 17:17

Shuhet në një aksident tragjik reperi i njohur britanik, i njohur me emrin Cadet.

Cadet, ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare në një aksident tragjik.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerit nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Ne, familja e Blaine Cameron Johnson, i njohur ndryshe si Cadet po ndajmë me ju një lajm të trishtuar. Gjatë orëve të parë të mëngjesit të 9 shkurtit Cadet ka ndërruar jetë,”-shkruhet në njoftim.

Menaxheri i tij tha se reperi 28-vjeçari ishte pasagjer në një taksi dhe ishte rrugës për në Keele University ku do performonte në një koncert./a.k/noa.al/