Transmetuar më 09-02-2019, 16:38

14-vjecarja nga Kavaja, e cila u abuzua seksualisht nga shokët e shkollës, mbërriti këtë të shtunë në gjykatën e Durrësit, për të rrëfyer tmerret që përjetoi për katër muaj me radhë.

Me kërkesën e Prokurorisë, gjykata vendosi sigurimin e padisë, pra pyetjen e të dëmtuarës, dëshmia e së cilës do të përdoret si provë në procesin ndaj 8 të akuzuarve, apo personave të tjerë që mund të rezultojnë të implikuar në krimin tronditës.

Ky veprim hetimor u krye, për të shmangur cdo tentativë Te mundshme për kërcënimin e të dëmtuarës, që të tërhiqej nga dëshmia, si dhe për shkak të moshës, traumave që ka kaluar e mitura, që mund ti zbehte kujtesën.

Seanca për pyetjen e 14-vjeçares zgjati rreth 3 orë e gjysmë dhe në disa raste gjykata është detyruar ta ndërpresë atë, pas shqetësimeve të shfaqura nga ana e të abuzuarës, shkruan BalkanWeb.

Në dëshminë e saj e mitura i ka deklaratave të saj të dëshmuara edhe në Polici. Seanca e marrjes në pyetje është ndjekur përmes monitorit edhe nga avokatët mbrojtës të djemve, të cilët ndodhen tashmë pas hekurave.

Vajza bashkë me prindërit trokiti në dyert e policisë, më 29 janar, pasi ishte abuzuar nga një grup djemsh që e shantazhonin me një video intime.