Transmetuar më 08-02-2019, 23:02

Tre persona janë shpëtuar mbrëmjen e sotme, pasi ishin në rrezik për t’u mbytur në det të hapur.

Ngjarja u regjistrua në ujërat pranë Karaburunit.

Tre persona ishin duke lundruar me një mjet me emrin “Aleksi” i cili papritur pësoi defekt.

Ata e panë veten në det të hapur, në Gjirin e Shën Janit.

Fatmirësisht iu ka ardhur në ndihmë Forca Detare shqiptare, e cila i ka marrë në bord tre personat dhe i ka nxjerrë në breg shëndoshë e mirë.

Mësohet se mjeti i tyre kishte pësuar defekt në linjën e aksit. /k.k/noa.al/