Transmetuar më 08-02-2019, 20:57

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur veriun e vendit.

Një i ri ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në Pukë.

Në drejtim të 21-vjeçarit është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

I plagosuri është identifikuar si shtetasi Petrit Biba, dhe ndodhet në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit të Pukës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaftall, ndërsa ende nuk dihen motivet e saj. /k.k/noa.al/