Transmetuar më 08-02-2019, 18:38

E ka të vështirë t’i ndajë, pasi ata janë bërë një treshe shokësh e pandarë si në skenë, po ashtu edhe në jetë.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Talk Talk, Osli Bylyku na tregon se me cilin nga djemtë ka shumë kimi.

“Ua, ç’më bëre”, ky është reagimi i Olsit kur e pyesin se cilin do më shumë, Besin apo Erionin.

“Për Zotin të dy. Sigurisht që unë me Besin, e kemi pasur lidhjen shumë më të ngushtë që nga fillimi, por marrëdhënia e punës u krijua dhe ne jemi të tre aty.

Ne e kemi bërë këtë punë pa interesa, por duke e parë sesa duhemi ne të tre. Nuk mund t’i ndaj, i dua shumë të dy”,-është shprehur Olsi.