Transmetuar më 08-02-2019, 17:32

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shkruan se skema e pensioneve është drejt kolapsit pavarësisht rritjes së moshës me 70 vjeç.

“Mosha 70 vjeç dhe fondi pensioneve drejt kolapsit të paralajmëruar. Qeveria thotë, që shqiptarët do dalin 70 vjeç në pension. Qeveria nuk e ka problem, që njerëzit të dalin edhe 100 vjeç se ngaqë nuk bën vetë asnjë gram punë nuk i kupton dot njerëzit, që punojnë”, shkruan Vasili në një postim në Facebook.

Por sipas Vasilit shumë më rëndë se kjo është shkatërrimi i fondit të pensioneve për shkak te zvogëlimit të frikshëm të kontributeve.

“Qeverisë nuk ja ndjen fare për katastrofën dhe kolapsin e fondit të pensioneve që është te pragu i derës.

Qeveria megjithë kryeministër kane merak të zhvasin koncesionet dhe të ikin nga sytë e këmbët, pa le të bjerë në shesh skema e pensioneve dhe lë të mbeten pa buke qindra mijëra njerëz në momentin më delikat e më të vështirë të jetës së tyre”./b.l/noa.al/