Transmetuar më 08-02-2019, 15:39

Të gjithë kemi kuriozitet për të parë se si kanë qenë personazhet e njohur të ekranit fëmijë. Për moderatoren e njohur Arbana Osmani, ka gjithmonë dëshirë dhe kureshtje për të mësuar më shumë rreth saj.

Duke qenë se për karrierën e saj dimë pothuajse çdo gjë, pasi është rritur në ekran, Arbana na ka zbuluar disa foto vërtet interesante nga fëmijëra, në klasë të parë madje.

Me flokët e shkurtra, me një stil më shumë prej djali, Arbana Osmani nuk njihet në këto foto të publikuara në Instastory.

Ajo çfarë vlen të theksohet është se Arbana asokohe ndiqte trendet e kohës, pasi stili i flokëve ka qenë me flokë të shkurtra dhe baluke.