Transmetuar më 08-02-2019, 11:06

Kur vetëm pak ditë ndajnë nga protesta e opozitës e thirrur për në 16 shkurt, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian në Tiranë.

Mësohet se për afro një orë ajo ka pirë kafe në një lokal në kryeqytet, me ambasadorët e vendeve të BE.

Në këtë takim ajo shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Mësohet se gjatë takimit, kryetarja e LSI ka shprehur shqetësimet e opozitës, ndaj qeverisjes.

Ndërkohë paralelisht kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Kukës, në një takim me banorët për ti ftuar në protestë. /a.y/noa.al