Transmetuar më 08-02-2019, 09:22

Një palë atlete bardhë dhe gri “Louis Vitton”, bën që gruaja e Presidentit të Francës, Brigitte Macron, të përfundojë në qendër të kritikave.

Është kjo mënyra në të cilën bashkëshortja e Emmanuel Macron, u shfaq në një vizitë zyrtare në Egjipt fundjavën që lamë pas.

65-vjeçarja u shfaq e veshur me to, gjatë një vizite në tempullin e Abu Simbel.

Në Francë kanë shpërthyer polemikat lidhur me çmimin e atleteve të serisë ‘Run Away’ të “Louis Vuitton”, të cilat variojnë për nga 580 deri në 800 euro.

“Gruaja e Presidentit shkel mbi rrogën e një punëtori të nivelit të ulët”, ishte një nga komentet e bëra në rrjet për Brigitte, shkruan noa.al.

Lidhur me këto kritika zonja e parë u detyrua që të bëjë sqarim“Janë të marra hua. Veshjet nuk i përkasin zonjës së parë. Kështu funksionon, në mënyrë që të mos rëndohet shteti, por në të njëjtën kohë iu bëhet reklamë stilistëve francezë”. /a.y/noa.al