Transmetuar më 08-02-2019, 08:09

Këngëtarja Zaimina Vasjari viteve të fundit është parë disi e tërhequr nga muzika.

Gjithçka pasi ngeli shtatzënë dhe u bë nënë, si dhe u mor me profesionin e saj arkitekturën.

Por duket se Zai i ka planet e qarta në muzikë, ku parashikohet një tjetër bashkëpunim.

Teksa në Instagram një ndjekës i saj e ka pyetur se kur do të sjell këngën e re, Ajo ka shkruar se “Flori Mumajesi e di”.

Nuk dihet nëse të dy do të vijnë me një bashkëpunim, apo kantautori po përgatit një këngë për këngëtaren. /a.y/noa.al