Transmetuar më 07-02-2019, 23:06

Balerina e njohur shqiptare Isida Mollaymeri është e ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” me Fatma Haxhialiun dhe Aulona Mustën.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen në këtë episod të “Thumb” është kërkesa e gazetarit Klinton Zeqiraj.

“Me çfarë e ke lyer fytyrën sot”, e pyet gazetari.

Ndërkohë që balerina tregon se ka përdorur krem pudër Channel, por pa e pritur pyetjen e radhës.

“Të ta lëpij pak”, është kërkesa që Klinton i bën Isidës, ndërkohë që kjo e fundit pranon e habitur.