Transmetuar më 07-02-2019, 22:28

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, gjatë turit të tij të takimeve në Tiranë është ulur sot në një bar me një grup pensionistësh.

Këta të fundit i kërkuan mbështetje dhe rritje për pensionet, pasi këto vitet e fundit ndjejnë braktisje nga qeveria.

Basha gjatë bashkëbisedimit me ta është shprehur se "të dy prindërit i ka pensionistë dhe se pa ndihmën e tij, si shumica, e kanë të pamundur të mbyllin muajin".

“E njoh gjendjen shumë mirë. Të dy prindërit i kam pensionistë dhe pa ndihmën time, si shumica, e kanë të pamundur të mbyllin muajin. Por kanë shumë që nuk ndihmojnë dot.

Është krim që ata të ushqehen vetëm 1 herë në ditë, vetëm se këta të babëzitur duan të marrin gjithçka për vete”- ka thënë kryedemokrati Basha./a.k/noa.al/