Transmetuar më 07-02-2019, 21:10

Një video e publikuar së fundmi ku shfaqet dhunë, na vjen nga Pogradeci.

Pamjet tregojnë një grua që tërheq zvarrë bashkëshortin e saj në mes të qytetit për ta futur brenda në shtëpi.

Ngjarja është filmuar nga qytetarë të rastit dhe tregon dhunën e ushtruar nga gruaja ndaj bashkëshortit të saj, të cilin e ka parë të shtrirë në rrugë, ndoshta edhe në gjendje të dehur.

Ajo dëgjohet në video teksa i thotë të ngrihet dhe të shkojë në shtëpi, por burri nuk lëviz, pasi mezi e mbajnë këmbët.

Pasi burri nuk i bindet, ajo me fshesë ne dorë e godet vazhdimisht dhe i gjuan me shkelma për ta çuar në shtëpi.

Në një moment madje i thotë edhe “by*ë pa larë”.

Kur burri i shtrirë kupton se po filmohet  nis të qajë me zë të lartë në rrugë dhe në shenjë turpërimi nuk e ngre kokën nga trotuari i rrugës ku e kishte mbështetur.

Më poshtë keni videon./a.k/noa.al/