Transmetuar më 07-02-2019, 18:58

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka zhvilluar sot një takim me prokuroren kroate, Tamar Laptosh.

Ajo njihet si prokurorja që çoi në burg kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader.

Mësohet se në fokus të takimit ka qenë përzgjedhja e anëtarëve të SPAK, proces i cili u zgjat deri me 21 shkurt pasi ende nuk është plotësuar ky organ i ri i drejtësisë.

Prokurorja nga Kroacia do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri, ndërsa gjatë kësaj kohe ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë.

Afati që kanë prokurorët për të aplikuar të jenë pjesë e SPAK, ishte dita e sotme, por u shty deri në 21 shkurt. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd