Transmetuar më 07-02-2019, 18:16

Duket se ngjarja e aksidentit ajror ku në bord ndodhej futbollisti argjentinas Emiliano Sala po shkon drejt zbardhjes. CNN raporton se është bërë i mundur rikuperimi i një trupi të humbur, nga roja bregdetare.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, deklaroi se: “Pas një shqyrtimi të gjerë të vendndodhjes, kontraktorët e specializuar gjetën me sukses trupin e parë mes rrënojave”. Megjithatë AAIB nuk tha nëse trupi ishte Sala apo i pilotit, David Ibbotson.

Autoritetet nuk kanë zbuluar se kujt i përket trupi dhe do të japin një përgjigje pas ekzaminimeve.

Futbollisti Sala ishte nisur nga Nantes e Francës perëndimore më 21 janar për të bërë debutimin e tij për ekipin e Premier League në Cardiff City, kur aeroplani u zhduk në Kanalin Anglez të La Manshit.

Rrënojat e avionit u gjetën të dielën pas një kërkimi nënujor të financuar privatisht. Dy jastëkë u zbuluan në bregdetin francez që mendohet si i përkisnin avionit. Trupi ishte i dukshëm brenda rrënojave të mjetit fluturues që u gjetën në breg të detit pranë Guernsey.

Përpjekjet për të rimarrë rrënojat e aeroplanit ishin të pasuksesshme. Operacionet për nxjerrjen e tij do të rifillojnë me përmirësimin e kushteve të motit.