Transmetuar më 07-02-2019, 17:54

Studimi i vijave tona të dorës për të zbuluar tipologji të karakterit, është një shkencë shumë e lashtë.

Disa sinjale e dini që mund t’i merrni duke ju referuar gjatësisë së gishtërinjve tanë, për të mësuar më shumë rreth personalitetit tonë.

Healthyfoodteam.com shqyrton duart tuaja përmes “vijave të zemrës”, siç i quan vijat në të cilat zbulohet qasja që ju keni ndaj një personi, ndaj dashurisë apo marrëdhënieve në tërësi.

Siç ilustrohet, vija e zemrës shkon nga pjesa e jashtme e pëllëmbës drejt gishtit të mesëm. Duke shikuar dorën dhe duke e krahasuar atë me ilustrimet, mund të shihni se çfarë thotë linja e zemrës suaj në lidhje me tipin tuaj.

A) Nëse vija e zemrës suaj fillon nën gishtin e mesëm, ju jeni një lider i lindur. Ju jeni i pavarur, ambicioz dhe inteligjent. Ju jeni i vendosur, por edhe më pak i ndjeshëm, ndaj njerëzit ju perceptojnë si person i ftohtë.

B) Nëse vija e zemrës suaj shkon mes gishtit të gjatë dhe atij të indeksit, ju jeni një person i dashur, i cili është i sjellshëm dhe miqësor ndaj të tjerëve. Ju jeni gjithashtu një person i besueshëm i cili tregon respekt për mjedisin e vet.

C) Nëse vija e zemrës suaj fillon nën gishtin tregues, keni të njëjtat karakteristika si në kategorinë e parë “A”.

D) Nëse vija e zemrës suaj fillon ndërmjet gishtit tregues dhe gishtit të parë, ju jeni një person i durueshëm, i kujdesshëm dhe i ndjeshëm.