Transmetuar më 07-02-2019, 17:43

Prej ditësh kryedemokrati Basha vijon takimet me qytetarët për të prezantuar platformën ekonomike dhe për t’i ftuar ata në protestën e 16 shkurtit.

Këtë herë u ndal në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë ku foli me tregtarët.

Gjatë takimit me qytetarët dhe me një grup punonjësish të Call Centre, Basha theksoi se ulja e taksave dhe rimëkëmbje e ekonomisë dhe biznesit janë primare në programin e PD-së.

“Do të keni taksë të sheshtë 9%, tatimi i fitimit dhe taksa e kontributit shoqëror që do të jetë 9% punëdhënësi, 9% punëmarrësi.

E dyta, është ulja me 300 lek e çmimit të karburantit që vetëm për rrugë nuk shkon. Do të rivendosim fashën për shpenzimin e energjisë.

Për biznesin riprodhues ulet me 30-40% të çmimin të energjisë, për biznesin e vogël 20% dhe për konsumatorët.

Janë tre shtrëngesa shumë të mëdha që po i merr buxheti i shtetit por që nuk po kthehet në investime. Këto janë gosti për 5 oligarkë.

Oferta jonë është kjo: Qeveria ka marrë paratë për oligarkët, ne do ia marrim oligarkëve dhe do ia kthejmë ekonomisë dhe njerëzve. Prioritet është punësimi si politikë e parë dhe objektiv i parë i Partisë Demokratike”, tha Basha. /k.k/noa.al/