Transmetuar më 07-02-2019, 16:46

Ditën e djeshme në media ka qarkulluar një lajm se një 16 vjeçare nga Drenasi/ Kosovë është përdhunuar fillimisht nga mësuesi dhe më pas për një vit rresht është dhunuar seksualisht nga një polic, me të cilin ka mbetur edhe shtatzënë.

Ai e ka detyruar të heqë fëmijën dhe pjesë e këtij krimi është bërë edhe një mjek gjinekolog. Lidhur me këtë rast kanë reaguar menjëherë organet kompetente dhe kjo ngjarje tërhoqi vëmendjen e publikut.

Ndër personat që kanë reaguar pas këtij akti të tmerrshëm ka qenë edhe këngëtarja e njohur Nora Istrefi, e cila teksa ka qenë duke dëgjuar radion që fliste për këtë rast, ka bërë një postim në Instagram.

“Atëherë dhunonin serbët femrat shqiptare, ndërsa tani arsimtarët e policët tanë. Turp për Kosovën në çfarë niveli ka ardhur. Pedofilat, burg të përjetshëm!”- shkruan këngëtarja.