Transmetuar më 07-02-2019, 16:31

Një person është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia, pasi nuk kishte mbyllur aktivitetin e lojërave të fatit.

49-vjeçari me inicialet Sh.T., akuzohet “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 televizorë dhe një aparat celular.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, proceduan në gjendje të lirë shtetasin: Sh. T., 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në rrugën “Irfan Tomini”, në lokalin e tij, ky shtetas u konstatua duke hedhur lloto për ndeshje futbolli për shtetas të ndryshëm.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd