Transmetuar më 07-02-2019, 15:14

Hazal Kaya, aktorja e njohur për rolin e Nihalit në “Dashuri e ndaluar”, por edhe për role të tjera në serialet më të ndjekur në Turqi, i ka dhënë fund beqarisë.

Hazal ka kurorëzuar me një dasmë madhështore dashurinë e saj disavjeçare me aktorin e njohur Ali Atay.

Mediat turke kanë postuar fotot e aktores me fustan të bardhë dhe video nga momentet më të bukura të ceremonisë.

Megjithëse nuk është përjashtuar nga komentet për shkak të diferencës së madhe në moshë (ai 42 dhe ajo 28), dashuria e çiftit ka triumfuar në një ceremoni mahnitëse.