Transmetuar më 07-02-2019, 13:21

Vajza e këngëtarit Sabian, Kejsi Medini i ka hyrë botës së muzikës dhe kohëve të fundit ka tërhequr shumë vëmendjen mbi vete.

Përveç të kënduarit, ajo ka tërhequr vëmendjen edhe prej pamjes së saj.

Kjo vëmendje erdhi në rritje pasi publikoi këngën e saj në bashkëpunim me Seldin.

Por Sabiani duket se është mbështetësi kryesor i së bijës dhe kalon shpesh kohë me të.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale, një foto ku shihet duke pritur të bijën.

“Kur ke vajzë, do e presësh 5 orë sa të mbarojë shopping”, shkruan këngëtari, i cili duket se nuk bën përjashtim nga meshkujt e tjerë kur vjen fjala për të pritur femrat kur bëjnë pazar. /a.y/noa.al