Transmetuar më 07-02-2019, 11:25
Elisa Spiropali, Lulzim Basha

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cilësoi kryedemokratin Lulzim Basha si “pupac”.

Në fjalën e saj në seancën e sotme parlamentare, Spiropali tha se Basha është vendosur në krye të Partisë Demokratike pa asnjë meritë.

“U ngrit kryetari dhe iu drejtua me dorë ministreve të reja, i quajti kukulla jo se janë ministre, por se janë gra. Një pupac i vendosur në atë pozicion që flet këtu me gjuhën e vetë të shthurur. Një njeri që po merr në qafë opozitën shqiptare, po përdor një gjuhë ofenduese ndaj grave ministre. Një njeri që anëtar kryesie të PD bëri atë të vezës, e vetmja meritë e tij. S’na intereson çfarë bëni me partinë tuaj po na intereson gjendja e opozitës”, u shpreh Spiropali.

Ajo shtoi më tej se më 16 shkurt do lejohen që të protestojnë në mënyrë që të tregojnë se kush janë me numrat që kanë dhe ae nuk do vriten njerëz në bulevard.

Në replikë ndaj saj, Basha tha se, “Promovohet dhe mburret që bëri 5 milionë euro në dogana. Ky është modeli që u jep grave dhe vajzave socialiste. /a.y/noa.al