Transmetuar më 07-02-2019, 11:09
Monika Kryemadhi, Etilda Gjonaj

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, shigjetoi ashpër ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në seancën e sotme parlamentare.

Ajo tha se, pavarësisht lidhjeve familjare mes ministres me bashkëshortin Ilir Meta, e cilësoi të papranueshme kërcënimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për arrestimin e zyrtarëve në ministrinë e drejtuar prej saj.

Kryemadhi deklaroi se nuk do të merret me ministren e Drejtësisë se nuk është në sallë, por i tha se shantazhi për prokurorët është shkelje ligji, duke denoncuar se si shantazhoi punonjës të ministrisë së Drejtësisë për të arrestuar.

“Gabimisht ka futur edhe motrën e sekretares së përgjithshme, bashkëshortë deputetesh të PS, a e ka luftë personale, a e ka nga budallallëku? Unë nuk e kam sulmuar se është kushërira e një lidhje familjare të Olir Metës por i bëj me dije se nuk ka asnjë mënyre që mund ta mbrojë ministren Drejtësisë duke shantazhuar punonjësit e saj se ajo e di shumë mirë se korrupsionin e ka brenda në familje, tregoji shqiptareve është pushuar burri i saj nga Tatimet, lidhjet me Elvis Martinaj apo pika të tjera të basteve dhe cila është lodhja e saj me pjesëtarë të qeverisë, apo me avokatët e saj që ka në Kosovë, i them Etilda Gjonaj të jetë e kujdesshme ne telefona apo mesazhet që u çon gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej ajo u ndal edhe në diplomat e deputeteve të reja të LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi, duke shtuar se, “Vetëm me një diplomë na e kaloni, atë për ti lëpirë mendren kryetarit të partisë, na e kaloni për këtë dhe nuk kemi ca të themi”. /a.y/noa.al