Transmetuar më 07-02-2019, 08:30

Të bësh fotografi selfie me shapkë! Kjo fotografi po bën xhiron e rrjeteve sociale gjatë orëve të fundit.

Në të shfaqet një grup fëmijësh indianë të cilët janë filmuar teksa vihen në pozë për të bërë një fotografi selfie, duke përdorur një shapkë, për shkak se janë të varfër dhe nuk mund të kenë smartphone.

Fëmijët imitojnë të rriturit duke pretenduar sikur bëjnë fotografi dhe dhurojnë një moment prekës.

Kjo pamje u publikua në Twitter nga fotografi indian Atul Kasbeka, shkruan noa.al.

Ai e shoqëroi këtë foto me fjalët, “E publikoj fotografinë e këtyre fëmijëve, pasi më preku pafajësia dhe gëzimi i tyre. U preka dhe emocionova në të njëjtën kohë”. /a.y/noa.al