Transmetuar më 07-02-2019, 00:00

I parashikuar të përfundonte gjatë vitit 2018, duket se stadiumi i ri “Arena Kombëtare”, do të jetë gati më 11 Qershor të këtij viti.

Lajmi bëhet i ditur nga “Panorama sport”.

Stadiumi pritet të inaugurohet në takimin që Shqipëria do të luajë ndaj Moldavisë, e vlefshme për ndeshjet elemintatore të kampionatit europian të vitit 2020.

Sipas kësaj gazete, FSHF i ka bërë me dije organeve të UEFA-s, se në këtë datë, do të jetë gati e gjithë infrastruktura e stadiumit, që të presë një ndeshje ndërkombëtare.

Stadiumi i ri i Kombëtares Shqiptare të futbollit ka një kapacitet prej 22.00 vendësh me të gjitha tribunat e mbuluara./a.k/noa.al/