Transmetuar më 06-02-2019, 19:39

Rasti i 13-vjeçares nga Kavaja, që u përdhunua nga 8 djem, vijon të mbajë të mbërthyer opinionin publik.

Madje edhe politika zien nga kjo ngjarje, sa tronditëse aq edhe me përmasa shqetësuese.

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se në zyrën e saj ka shkuar gjyshi i vajzës.

Përmes një videoje të postuar në Facebook, Spiropali thotë se është e trishtë që një vajzë e mitur të bëhet shënjestër e politikës dhe medias.

“Po shkatërrojnë çdo rrugë rikthimi të saj në rrugë normale…Gjyshi i vajzës më tregoi se si e vogla po tretet para syve të tyre, se si nuk kapërcen dot pragun e shtëpisë nga tmerri i zhurmës rreth saj, se si familja kërkon vetëm një gjë sot, drejtësi dhe të drejtën për tu lënë rehat në dhimbjen e vetë”,- shprehet ajo.

Prandaj në emër të tij, ministrja bën thirrje ta lënë të miturin në privatësinë e saj. /k.k/noa.al/