
Kryedemokrati Basha ftoi banorët protestues të “Astirit” që të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit.
Luzim Basha tha se nuk ka më kohë për të humbur, dhe se qytetarët do të marrin në dorë fatet e tyre.
“Ky nuk është Kryeministri i shqiptarëve, ky është Kryeministri i oligarkëve, i kriminelëvë, shërbëtor i tyre.
Kam ardhu këtu shpesh herë, dhe shpesh kemi pasur diçka të re për të ndarë, veçanërisht sa i përket skemës korruptive dhe masave që mori kundër jush.
Në 16 shkurt vendi juaj do të jetë në shesh, në ballë të protestës. Në 16 shkurt nuk është më koha për fjalë, sepse fjalët janë thënë”, tha Basha.
Ai paralajmëroi Ramën që deri në 15 shkurt të japë zgjidhjen politike, që sipas Bashës konsiston në krijimin e qeverisë kalimtare.
“Deri në 15 shkurt Rama ka kohë duke i dhëene fund krizës dhe të largohet. Vullneti i qytetarëve dhe asgjë tjetër përveç zërit tuaj nuk do të kumbojë prej 16 shkurtit.
Deri në 15 shkurt t’i japë fund krizës, t’i hapë rrugë qeverisë tranzitore. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





